jump over navigation bar
Embassy SealDepartamenti i Shtetit i SHBA
Ambasada E Shteteve Të Bashkuara Prishtinë, Kosovë flag graphic
Çështjet më Interesante

4 gusht 2008 - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përgëzojmë Qeverinë e Kosovës për dhënien e pasaportës së parë të Kosovës me datën 29 Korrik 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zyrtarisht e pranojnë pasaportën e Kosovës si dokument valid dhe  që nga data 1 Gusht ka aprovuar vendosjen e vizave në pasaportat e Kosovës për udhëtim në SH.B.A. 

Dokumentet e udhëtimit të  UNMIK-ut vlejnë ende gjer në skadimin e afatit të tyre.

Intervistë me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tina S. Kajdanov
(Kosova Sot)
Një Mesazh Pozitiv për Kosovën

... Më duhet të ju them se ka qenë nder për mua të emërohem si ambasadore në Kosovë. E kam ndier vetëm shumë mirë për këtë. Veçanërisht u ndjeva mirë që liderët e Kosovës morën pjesë në ceremoninë time të betimit. Me të vertëtë ishte kënaqësi e madhe, dhe familja ime u takua me udhëheqësinë e Kosovës, gjë që vërtetë ishte ndjenjë e mirë edhe për ta. Mendoj se të qenit këtu në këtë kohë është shumë e rëndësishme. Të punosh për një të ardhme më të mirë për Kosovën është shumë e rëndësishme, dhe ndihem e privilegjuar që nga kjo pozitë mund të ndihmoj Kosovën në çdo mënyrë të mundshme, dhe kjo është ajo për çka unë jam këtu. (më shumë)

Ambasadorja Kaidanov duke ia dorëzuar letrat kredenciale Presidentit Sejdiu.  Foto: Arianit Mulaku, Ambasada Amerkane, Prishtine

25 KORRIK, 2008, AMBASADORJA E AMBASADËS AMERIKANE TINA S. KAIDANOW IA DORËZON LETRAT KREDENCIALE PRESIDENTIT FATMIR SEJDIU

“Kemi pas një nder të veçantë që të marrim pjesë në ceremoni, në prezencën edhe të sekretares së shtetit Rice dhe kam përcjellë një ceremoni të jashtëzakonshme ku ishin edhe miq edhe familjar edhe kori diplomatik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Presidenti Fatmir Sejdiu. (Kosovalive)


E premte, 18 korrik 2008, Tina S. Kajdanov u betua si Ambasadore për Kosovën nga Sekretarja e Shtetit, Kondoliza Rajs në dhomën Benxhamin Frenklin të Departamentit të Shtetit

NGJARJET E ZYRES PËR MARRËDHËNIE PUBLIKE

 

Kremtimi i 4 korrikut në Këndin Amerikan në Prishtinë, organizuar nga vullnetarët e Këndit. 
Foto:  Margaret Karnaze
.

Këndet Amerikane në Kosovë kremtojnë 4 korrikun  

Këndet Amerikane në Prishtinë dhe në Prizren të premtën më 4 korrik kanë organizuar kremtimin e kësaj feste.  Të dy Këndet kanë grupe shumë active të vullnetarëve (kryesisht studentë) të cilët kanë organizuar këtë ngjarje.  Festimi në Prishtinë përfshiu një fjalim të shkurtër nga profesori i Fulbrajtit i cili është këtu në vizitë, Ralf Cintron i cili foli për çështjet kryesore të cilat kanë shpier deri te shpallja e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu janë organizuar edhe kuize lidhur me historinë e  SHBA-ve dhe lojëra për shpërblime siç janë harta e SHBA-ve dhe kopjet e Shpalljes së Pavarësisë dhe Kushtetuta e SHBA-ve. Të dy kremtimet kanë qenë të përcjellura me vizitorë dhe me mediat lokale. Ambasada Amerikane i përkrahë të tri këndet amerikane – në Prishtinë, Prizren dhe në Mitrovicën e Veriut.

Lajmet e Fundit

- Article -

 

Ambasada Amerikane
SHPALL KONKURSIN PER FILM!
FITO UDHETIM PER NE HOLLYWOOD!
KLIKO PER ME SHUME INFORMATA

 

 


 


       - PYETJE PËR SHTYP -

  - JAVA E BIBLIOTEKËS 2008 -


- Adresat Elektronike Ndërlidhëse Kryesore -

Ambasadorja   
 Zëvendës Shef i Misionit
Për ambasadën     
Zyrtarët kryesor        
Politika e SHBA-ve ndaj Kosovës

 



    Kjo faqe menaxhohet nga Departamenti i Shtetit të SHBA.
    Adresat elektronike ndërlidhëse me faqe të tjera interneti nuk duhen nënkuptuar si miratim i pikëpamjeve apo politikave për intimitet që mund të përshkruhen aty.


Ambasada E Shteteve Të Bashkuara